Nuk ka as auditor, as mësim online për ata studentë që nuk bëjnë vaksinën

Ministrja Olgerta Manastirliu ka bërë të ditur për mediet se 95% e të shtruarve në spital janë pacientë të pavaksinuar, çka nix procesin e vaksinimit.
“Ajo që kemi parë nga të dhënat e spitaleve ku 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar tregon efektivitetin e vaksinave. Vijojmë të rrisim akoma më shumë numrin e të vaksinuarve. Nuk ka më efikasitet mësimi online duhet të jetë vetëm në shkolla”, tha ministrja.
Të njëjtin mendim mbështeti dhe rektorja e universitetit “Aleksandër Moisiu” Kseanela Sotirovski. Ajo tha se në dy ditët e para të hapjes së qendrës së vaksinimit, pjesëmarrja e stduentëve ka qenë e kënaqshme, por shtoi se nga e hëna tjetër nuk do të lejohen studentë pa kartë vaksinimi apo test PCR.
Mësimi për studentët që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën nuk do të zhvillohet online, çka e bën të detyrueshme kryerjen e të paktën një doze.