Një grua shtatzane, pas infektimit me Covid-19 ka bërë lindje të parakohshme.
Sipas mediave kombëtare, shtatzania ka qëndruar në shtëpi për 9 ditë dhe vetëm të dielën ka shkuar në spital, pasi gjendja iu rënduar.
Gruaja shtatzënë ka bërë lindje të parakohshme, ndërsa vetë ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar në reanimacion. Katër ditë më parë një 26-vjeçare shtatzënë ndërroi jetë në Infektiv.