Shqipëri-Poloni me 1000 polakë në stadium/ Mungesa në kombëtare

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Poloni në kuadër të kualifikuesve të Botërorit, “Katar 2022”.

Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania” është e rëndësishme për të dyja kombëtaret, pasi është pikërisht kjo ndeshje që “do t’i vendosë” themelet e forta për vendin e dytë në grup.

“Kuqezinjtë” nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë një ekipi që renditet në vendin e 24 në ranglistën botërore dhe ka në gjirin e saj një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht, Robert Lewandowskin.

Reja nuk do të ketë të gatshëm disa lojtarë të rëndësishëm, por ndër to, më shumë “dhembin” ato të Djimshitit dhe Sokol Cikalleshit.
Kombëtarja jonë do të ketë mbështetjen e madhë të tifozëve në stadium, pasi të gjitha biletat janë shitur prej ditësh, plot 22.000.
Së fundmi mësohet se edhe prania e tifozëve polakë nuk do të jetë e pakët, pasi pritet që në stadium të jenë rreth 1.000.