Një reper amerikan është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të “shtatzanisë” së tij.
Lil Nas X i habiti të gjithë kur publikoi disa foto të tij me barkun e rrumbullakosur. Ai i përdori për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për publikimin e albumit të tij të ri dhe zbuloi se “Montero”, do të publikohej në 17 shtator.
Madje, ai organizoi edhe një “baby shower”, tipike për të festuar ardhjen në jetë të një fëmijë.
Megjithatë, pritjes i ka ardhur fundi, sepse reperi ka publikuar sot albumin e tij, sigurisht duke vazhduar me idenë e “bebit”. Ai ka publikuar foto e video nga salla e lindjes, dhe krahas njërës prej tyre ka shkruar “Montero erdhi”, referuar albumit.
