Kurorëzohet me martesë dashuria “PS”-“LSI”

<span;>Dikur të dy ministra të LSI në qeverinë Rama 1, për t’iu ndarë rrugët më pas, njëri në një parti e tjetri jashtë politike, Edmond Haxhinaston dhe Nasip Naçon i ka bashkuar një lidhje shumë e fortë, që është ajo familjare. Deputeti aktual i PS, që braktisi LSI, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë bërë krushq. Vajza e këtij të fundit Eliza ka kurorëzuar lidhjen e saj disa vjeçare në martesë me djalin e Naços, Frankon. Bjondia elegante shoqërohej nga i ati në ceremoninë martesore që tashmë do lidhë dy forca të ndryshme politike. Rikujtojmë se ishte Lefter Koka ai që joshi Naçon për t’iu bashkuar PS, pas një darke duke pirë me Ramën.
<span;>/JOQ