“Një grua u dashurua me mua”/ Arjola Demiri tregon të pathënat e saj

Arjola Demiri është një nga lojtaret më të forta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka ndarë me publikun historinë e jetës së saj, por së fundmi ka thënë në dhomën e rrëfimit një sekret që nuk e kishte ndarë më parë.
Arjola tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë. Por me kalimin e kohës, gruaja në fjalë e kishte kaluar simpatinë e saj në dashuri. Kështu kishte krijuar një pëlqim për aktoren dhe ia kishte shprehur.
“Në një periudhë të vështirë të jetës, një grua më ofroi ndihmë, por me kalimin e kohës, ajo u dashurua në mua”, ka deklaruar Arjola në dhomën e rrëfimit.
Patjetër, Demi është tërhequr nga raporti me gruan, duke vazhduar jetën e saj normalisht.