Ngacmoi seks*alisht nxënësen e tij/ Askush nuk pranon të flasë për ngjarjen në fshat

Rrahman Çela ndodhet në arrest burgu për ngacmimin seksual të nxënëses së tij, 15-vjeçares H. Alleshi.
Ai ushtronte detyrën e drejtorit prej më shumë se 8 vitesh, ndërkohë që banesa e tij me atë të së miturës janë shumë pranë njëra tjetrës.
Gazetarët e medias kombëtare “FaxWeb” kanë shkuar në fshatin Gjuzaj të Lushnjes, ku gazetarja ka konstatuar dyert të mbyllura, dhe fëmijët nuk janë lejuar që të dalin jashtë në pushimin e gjatë.
Në banesën e të miturës, gjyshi nuk pranoi të fliste për mediat, ndërkohë që në banesën e drejtorit nuk ndodhej askush.
Vajza e mitur tashmë ka ndryshuar shkollën e saj, dhe është shpërngulur në një fshat ngjitur, për të marrë mësimin.
Vajza jetonte me babain e saj dhe gjyshërit, ndërsa mamaja i është larguar nga banesa pas divorcit me të atin e saj.
Shumë prej banorëve jashtë kamerës, thonë se nuk duan të flasin për ngjarjen, pasi ata drejtorin e shkollës e njihnin si familjar të rregullt dhe pa probleme.