“Nëse unë dal, ti jepi gaz”/ Beatrix ndjen ethet e eleminimit

Beatrix Ramosaj është mbërthyer nga ethet e eleminimit për ditën e shtunë. Këngëtarja ndodhet në nominim me moderatoren Einxhel Shkira dhe me të dashurin e saj, Donald Veshaj.

Këngëtarja ka këshilluar Donaldin, që ai të vazhdojë lojën e t’i jap gaz, nëse ajo del. dhe të luftojë për finalen dhe fitoren e madhe.

 Ajo u shpreh se ka mbështetjen e një familje shumë të fortë dhe nuk do të jetë e vështirë ta kalojë. Ndërkohë, Donaldi vetëm e dëgjonte Trixën teksa fliste e prekur.