Tre shtetas po marrin ndihmën mjekësore pas aksidentit të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale Y.G., drejtues i automjetit tip “Benz” ka përplasur shtatsit A.J., që ishte drejtues i një automjeti “Volkswagen”.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. J.
Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Kujtojmë se më parë ElbasaniOn ka publikuar artikullin të dedikuar shqetësimeve të drejtuesve të automjeteve për këtë aks, në të cilin automjetet e kompanive të mëdha derdhnin vaj çka shkakton aksidente të shumta.
