Ndodh dhe në Europë/ Ndërpriten dritat në stadium, futbollisti “përvesh mëngët”

Një futbollist që rregullon defektin e energjisë elektrike, kjo është pamja që ofroi një stadium në Angli.
Po zhvillohej ndeshje Kupe mes Marine dhe Danston, kur në një moment ikën energjia elektrike dhe ndeshja u ndërpre.
Një problem teknik që shkaktoi shumë pakënaqësi tek drejtuesit, por për ta rregulluar një defekt të tillë mendoi futbollisti i Danston, Fil Turnbull, i cili rregulloi dritat për të bërë të mundur edhe rifillimin e ndeshjes.
Turnbull është elektricist me kohë të plotë, por pavarësisht kësaj momenti i fotografuar teksa futbollisti rregullon dritat ka bërë xhiron e rrjetit, duke u bërë viral në rrjetet sociale.