Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë është veshur me ngjyrat kuq e zi gjatë mbrëmjes së 28 nëntorit.
Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë.
Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka shpërndarë këtë pamje nga Dubai në rrjetin social Facebook.
“Një pamje e bukur nga Dubai”
“Jemi një”, ka shkruar shkurt ai.
