39-vjeçari me iniciale M.Q., është arrestuar nga Policia Elbasan për veprën penale “Organizim të lotarive të palejuara”, “Fshehje të të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”
Njoftimi i Policisë Elbasan
Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari e kundërligjshme.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasi M. Q., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një aparat celular me programe që përdoren për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
