Moti i keq në qytet/ Kujdes në këto rrugë të Elbasanit

Temperatura nën zero në gjithë Qarkun Elbasan është shoqëruar me fenomene dëbore në lartësi e prezence ngricash në pjesën tjetër.

Në aksin Librazhd-Sterbleve këshillohet lëvizja e makinave me zinxhirë. Trashësia e dëborës në këtë aks ka shkuar 20 centimetër ndërsa po punohet për të mbajtur të hapur qarkullimin. Në akset e tjera nacionale kemi prezencë akulli në rrugë dhe në pikat problematike është hedhur kripe. Të bllokuara janë Sopoti e Qarrishta.

Në furnizimin me energji elektrike probleme ka vetëm në fidrin 6 në Nj.A Lunik, bashkia Librazhd ku punonjësit e OSHEE janë aty për riparimin e defektit.