Metalurgjia i vendoset zjarri qëllimisht, reagon Llatja (Video)

Gjatë pasdites është përfshirë nga flakët disa kontenierë mbetjesh në zonën e metalurgjikut të Elbasanit, në afërsi të Uzinës 12.

Autorët ndezën zjarrin gjatë pasdites për të mos iu gjendur gjurmët, ndërkohë që mediat vendase kanë bërë të ditur se zjarri është shuar me vështirësi nga forcat zjarrëfikëse të qytetit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja:

Një zjarr i dyshimtë ka përfshirë një vendgrumbullim të paligjshëm mbetjesh industriale në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik.

Ekipet tona të emergjencave civile dhe mjedisit janë në terren dhe raportojnë se çdo gjë është vënë nën kontroll.

Inkurajoj të gjitha instuticionet ligjzbatuese të bëjnë një zbardhje të plotë të ngjarjes, për fat të keq të përsëritur dhe të marrin masat përkatëse duke vënë para përgjegjësisë çdo shkelës të ligjit.