Merret vendimi për bashkëpunëtorët e Dumanit/ Blindohet gjykata Elbasanit

Mjekët Julian Mala, Ermal Gjeci dhe laboranti Bledar Berdalli kanë dalë përpara gjykatës së Elbasanit, pasi kuruan Nuredin Dumanin.
Po ashtu në gjykatë ka mbërritur edhe 20-vjeçarja kosovare Mirjetë Hajdini dhe bashëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, i cili u kap me armë zjarri.
Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për katër persona përveç laborantit që kërkohet masa siguris arrest shtëpie.
Në dëshminë e tyre paraprake dhënë për hetuesit, mjekët janë shprehur se nuk e dinin të shkuarën e Dumanit, dhe ata kanë zbatuar betimin e Hipokratit gjatë mjekimit të tij.
Akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e moskallëzimit të krimit, për shkak se nuk kanë njoftuar policinë në lidhje me plagosjen e Dumanit, i cili mbeti i plagosur nga ngjarja në Papërr.