Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për Florian Përvathin, 17-vjeçari I cili vrau fqinjin e tij, Lek Lekgjonaj.
Gjykata vendosi që adoleshenti të qëndrojë në burg, ndërkohë që avokati I tij ka thënë se vetë Florianiështë viktimë.
“Është rasti që ka dy viktima, i pari është personi që ndërroi jetë, dhe i dyti autori i veprës penale.
Klienti im është fëmijë, është mjaft i tronditur, deklaratën e ka dhënë në prani të psikologut, është një nga ngjarjet më të rënda, që ka vetëm viktima.
Ka pasur një mungesë kujdesi për këta persona që në momentin kur kanë mbetur jetimë”, u shpreh avokati për mediat kombëtare.
Gjakmarrja mes dy familjeve ka nisur në vitin 2009, ku vëllai I viktimës ka vrarë babain e minoreni, i cili në atë kohë ishte vetëm 4 vjeç.
Sipas dëshmisë së tij, babai I ishte vrarë përpara syve, ndërsa mamaja u vetëhelmua pas humbjes së bashkëshortit.
