Një familje në Peru bleu si kafshë shtëpiake një dhelpër, për të cilën menduan se ishte qen.
Sotelos, e bleu kafshën për 13 dollarë në një dyqan të vogël në kryeqytet, duke besuar se kishte blerë një Husky të racës së pastër.
Pak kohë më pas fqinjët filluan të ankoheshin për kafshën “Run”, që kishte nisur të sulmonte derrat, pulat dhe rosat.
“Rreth një muaj më parë, një grua nga këtu përreth tha se ajo hëngri tre nga derrat e saj. Dhe më pas dy ose tre ditë më parë, një e moshuar vendase erdhi dhe tha se kishte ngrënë pulat,” -tha pronarja Maribel Sotelo për agjencinë e lajmeve Reuters. Pas shqetësimit të fqinjëve, familja rriti dyshimin tek kafsha që kishin blerë, ku më pas rezultoi se Run doli një dhelpër Ande, që ka këmbë të holla, trup mesatar me një kokë të gjatë dhe veshë të shkurtër.
Shërbimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kafshëve të Egra në Peru thotë se kafshët e egra shpesh blihen nga trafikantët nga zonat e Amazonës dhe shiten ilegalisht në Lima.
