Më mirë pa Donaldin/ Bora Zemani: “Jam e plotësuar”

Moderatorja Bora Zemani ka festuar 30-vjetorin me miqtë  e saj.

Një një ambient përrallor dhe nën muzikën e Brunos dhe Klajdi Harunit, moderatorja ka shijuar festën.

Duke folur për Prive, moderatorja tha se ndihet shumë e lumtur që ka pranë njerëzit e saj të dashur ndërsa përcolli dhe një mesazh për gjithë situatën në të cilën është përfshirë kohët e fundit për shkak të Donaldit.

“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht.”, tha Bora.