Ardit Hida është djali nga Elbasani, që pak ditë më parë plagosi për vdekje Florenc Kovaçin.
Motra e tij nga mamaja me iniciale A.Ç., është prononcuar ditën e sotme për emisionin “Shqipëria Live” në Top-Channel, ku 14-vjeçarja është shprehur se me njërin nga vëllezërit Kovaçi ishin më shumë se miq.
E mitura tregon se si është shfrytëzuar për më shumë se një vit nga dy vëllezërit Kovaçi, si dhe ka shpërndarë drogë nën urdhërat e tyre.
“Është një makth. U them se po vjen vëllai im dhe u thashë se mos ta ngacmonin. Vëllai e kap nga kraharori Mikelin dhe e shtyn. I them të lutem mos. Florencin e kap pasur si shok, kurse me Mikelin më shumë se shok. Është e vërtetë se kam shitur lëndë narkotike, prej dy vitesh. Florenci nuk kishte faj, Mikeli ishte ai që më përdorte.
Këtë të fundit ma jepnin ata të dy edhe disa persona që kemi qenë të shoqëruar. Pjesa e shfrytëzimit ka qenë dhe është e vërtetë. Gjithë personat që ata i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Më përdornin si prostitutë. Më çonin te shokët e tyre.
Më drogonin, nuk dija se ku isha dhe i bëja veprimet nga padijeni. Më thonin shpesh se do të kalonim kufirin për të më punësuar. Nuk flej natën, nuk arrij ta besoj se çfarë ka ndodhur”, tha e mitura.
