Zjarrfikësja e Gramshit ëshët përballur së fundmi me njësërë vatrash zjarri të qëllimshme.
Ilir Llapushi, shef i Zjarrëfikëses është shprehur se për shkak të terrenit të vështirë reparti i zjarrfikëses ka vendosur dhe jetën në rrezik.
“Në Njësinë Administrative Tunjë zjarrfikësit janë gjendur përballë flakëve të zjarrit, duke rrezikuar jetën e tyre,”-ëshët shprehur ai.
Gjatë ketyre muajve në rrethin e Gramshit ka patur 4 raste zjarri në pyje dhe 15 raste në oxhaqje shtëpie dhe bombula gazi. Zjarret e mëdha kanë qënë në NJ.A Skëderbegas fshati Ermenj, mali Koshnicës,pyll pishe dhe NJ.A Tunje fshatrat Plepas, Katerlis dhe Janç.
Në këtë të fundit u dogjen rreth 100 ha pyje, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Policia ka ndalur 2 persona për zjarrvënie të qëllimshme si dhe janë proçeduar 2 të tjerë.
