Mbërrin në selinë blu zv.ambasadori amerikan, takim me Bashën (Video)

Demian Smith, zëvendës ambasadori amerika ka mbërritur në selinë blu.
Burime për mediat kombëtare kanë bërë me dije se ai do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës, Lulzim Bashëm, por vëmendje ka tërhequ hyrja e tij në godinë nga dera anësore.
Ditën e sotme grupi i rithemelimit të PD dhe FRPD u përballën me dyert e mbyllura të godinës dhe nuk mundën të zhvillojnë dot mbledhjet e organizuara, ku do të flitej dhe për protestën e 8 janarit.
Të rinjtë demokratë ia bënë të qartë Bashës se protesta e së shtunës do të zhvillohet dhe se ky akt i tij është uzurpues dhe i turpshëm.