Ditën e sotme është organizuar “Marshimi i Paqes 22”, tashmë një traditë e përvitshme.
Tema e këtij viti ishte:“Edukimi – është mjeti kryesor për përparimin shoqeror e kombëtar!”
z.Sokol Lulgjuraj, Drejtor i QBNF, pasi falenderoi te pranishmit e aktivitetit, ftoi me rradhe per kumtet e tyre autoritetet fetare dhe civile.
Kryetari QBNF Dr Arben Ramkaj theksoi rendesine e edukimit dhe kontributin qe komunitetet fetare kane dhene nder shekuj per kombin.
Me pas zonja Evis Kushi, ministre e Arsimit, pasi falenderoi QBNF per kete angazhim tashme tradicional, vleresoi shume perzgjedhjen e kesaj teme teper aktuale e te domosdoshme ku kerkohet kontributi i te gjitheve.
Me tej ne emer te Bashkise shprehu konsideratat zv/kryetari z. Jetjon Gjuraj.
Te Busti Kozma Naska u kumtuan “Komunitetet fetare shembull për Edukimin” dhe “Feja si Misionare e Palodhur për Edukimin e brezave” nga Myfti Agim Duka dhe Don Giuseppe Testa si edhe pershendeti deputeti i Elbasanit z. Florenc Spaho.
Te ndalesa te busti i Kostandin Kristoforidhit foli Metropoliti Hirësi Andoni mbi “Edukimi – burim kryesor per te ardhme me te ndritur” si edhe drejtori i ZVA z. Ermir Çela.
Ne fund, te Shtatorja e Aqif Pashes u kumtua.
“Prijësit fetare, këshillues dhe edukues të masave” nga Baba Faik Selmani dhe “Zoti na shtyn gjithmonë drejt Edukimit!” nga Pastor Ilirian Gjoni.
Kreu i Qarkut z. Bukurosh Stafa paraqiti disa drejtime ku eshte fokusuar dhe ka investuar institucioni i tyre ndersa Rektori Skender Topi theksoi mbi profesionalizmin e universitetit qe rrit nivelin e Edukimit. Ne fund zv/kryetarja bashkise Vesa Llanaj vleresoi kontributin e te gjithve duke nxitur aktivizmin e tere aktoreve.
