Kanë dalë lejet e legalizimeve të objekteve që deri më tani kanë qenë në pritje të këtij procesi.
Lajmi është bërë i ditur nga Mariglen Disha, kreu u Kadastrës në Elbasan, i cili në faqen e tij të Facebook ka publikuar listën me emrat e pronarëve.
Vetëm muajin e fundit në Elbasan janë shpërndarë 312 leje legalizimi dhe sipas Dishës, ardhja e emigrantëve e ka bërë punën edhe më voluminoze duke u siguruar qytetarëve shërbimin.
Më poshtë qytetarët kanë mundësi të shohin listat për të gjetur emrin e tyre.
Postimi i Mariglen Dishës
NJOFTIM
Të gjithë qytetarët që gjejnë emrin në listën e mëposhtëme sipas bashkive, të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Elbasan, (ish gjykata e vjetër), për të tërhequr lejet e legalizimit..
Ndërkohë që vazhdon edhe shpërndarja e lejeve të legalizimit për qytetarët nga ana e drejtorit Mariglen Disha.
