Manastirliu: “66% e arsimtarëve janë vaksinuar me dy doza”

Manastirliu ka bërë të ditur se 66% e arsimtarëve rezultojnë të vaksinuar me dy doza, ndërkohë që theksoi se studentët duhet të vaksinohen deri në fillim të vitit arsimor. 

Fjalët e ministres 

“Sipas një plani ne kemi vendosur që të jemi dhe në fakultetete, për të lehtësuar stafet dhe studentët, për ta bërë vaksinën aty ku ata kanë mundësi. Derimë tani në bazë të statistikave, që ndryshojnë dita-ditës janë 66% e arsimtarëve që rezultojnë të vaksinuar me dy doza. Studentët do të duhet të vaksinohen deri në fillim të vitit arsimor.

Qeveria shqiptare është e angazhuar për të siguruar vaksinat, kjo është tërësisht mjekësore, ne kemi komitetin e ekspertëve, të imunizimit dhe vaksinimit, të cilët vendosin apo rekomandojnë dozat e treta të vaksinave.

Ne jemi të gatshëm që në momentin që ata të vendosin, të sigurojmë dozat e nevojshme të vaksinës.

Ne kemi vendosur që muaji shtator të jetë muaji i hapur i vaksinimit, sigurisht që komiteti i ekspertëve e ka cilësuar të detyrueshme vaksinimin për studentët, kjo bëhet me qëllim nderprerjen e infeksionit, dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Vendimi në letër do të dali në momentet kur të fillojë viti i ri akademik, kemi dhënë kohën e mjaftueshme për kryerjen e vaksinimit. Janë komitetet e ekspertëve ato që rekomandojnë,”- është shprehur ministrja.