Në spitalet e Britanisë së Madhe ka nisur ditën e sotme përdorimi i një mjekimi të posaçëm kundër Covid-19.
Medikamenti “Ronaprever”, i aprovuar para një muaji nga “Autoriteti për Ilaçet dhe Produktet Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar”, po përdoret nga spitalet për personat që janë shtruar në repartin intensiv apo ndaj atyre që nuk mund të prodhojnë vetë antitrupa.
Në vetvete, “Ronapreve” është një koktail anti-trupash, të cilat ndihmojnë që organizmi i njeriut të luftojë virusin.
Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe tha se vendi shquhet për zbulime shkencore në fushën e kurimit dhe ky zbulim është në kuadër të kësaj eksperience të siguruar ndër vite.