Kryesia e Grupit Parlamentar është mbledhur nga Partia Socialiste ditën e sotme për të diskutuar rreth ndryshimeve Kushtetuese, “Vetting”-un e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se procesi i vetting-ut duhet të vijojë të kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, si shkallë e parë, dhe Komisioni i Posaçëm i Apelimit, si shkallë e dytë. Sipas tij, ky proces nuk duhet të kalojë në KLGJ dhe KLP.
Për të miratuar ndryshimet kushtetuese do të duhen 94 vota, të cilat PS-JA nuk i ka, gjë që bën të domosdoshme mbështetjen nga demokratët. Deri më tani, nuk ka një reagim nga ana e tyre nëse do të futen apo jo në negociata.