Martesë në kohë pandemie/ Ja kushti për dasmën e Rudina Dembacaj

Aktorja Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku kanë vendosur të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre. 

Ajo çka e bën këtë dasmë të veçantë janë detajet e ftesës, ku që në fillim theksohet se dasma vjen si bekim i katër fëmijëve të tyre, duke bërë të ditur se kjo martesë shënon dhe krijimin e një familjeje të madhe.

Detaj tjetër që tëheq vëmendjen e të gjithëve është kërkesa e të ftuarve për të pasur çertifikatën e vaksinës, ose tamponin negativ ndaj Covid. 

Gjithashtu Rudina ka vendosur edhe kodin e veshjes, ku për zonjat është fustan mbrëmjeje dhe për zotërinjtë kostum elegant.

Ndërkohë kujtojmë se fejesa erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë.