Ministrja Kushi: Distanca sociale kusht për zhvillimin e mësimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi këtë të hënë ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar.

Në këtë takim është diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

“Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, ka bërë me dije ministrja.

Ndërkohë ajo ka informuar se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne, ndërkohë që vazhdon puna intensive për të nisur sa më mbarë vitin shkollor dhe që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator./abcnews.al