Dolores Aveiro, mamaja e Cristiano Ronaldos duket se është bërë sërisht pengesë për martesën e së birit.
Nga mediat spanjolle mësohet se familja e futbollistit portugez nuk është në të njëjtin mendim me futbollistin për t’u kurorëzuar në martesë me bashkëjetuesen e tij, Georgin-ën.
Modelja është raportuar se po pret propozimin për martesë, por familja e sulmuesit të Manchester United është pengesa kryesore për një martesë të mundshme.
Një burim i afërt me Cristiano Ronaldon thotë se Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi synimi i Georginës është të përfitojë nga paratë e djalit të saj. Me sa duket, fëmijët e saj të tjerë mendojnë të njëjtën gjë, që do të thotë se kundërshtimi brenda familjes është i fortë.
Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Georginën dhe se e vlerëson mbështetjen që i jep Cristiano Ronaldos. Koha do të tregojë nëse sulmuesi i United e dëgjon ose jo nënën e tij.