Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri/ Ja emri shqiptar që do mbajë

Sot ka lindur në Lezhë fëmija i parë afgan. Ai është fëmija i gjashtë i një 27-vjeçare dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, dhe një nga më të preferuarit është Alban.
Doktori që priti bebin, Nikoll Brozi është shprehur se djali ka lindur në gjendje shumë të mirë, ndërkohë që në spital kanë mbërritur dhe të tjera gra afgane, të cilat janë në pritje të fëmijëve të tyre.
Ai thotë se një pjesë e tyre kanë shfaqur probleme të zakonshme të shtazënisë, ndërkohë që familja afgane nuk pranon të flasë, për shkak të frikës mbi sigurinë e tyre.

Prej disa javësh në vendin tonë, në Shëngjin, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Tiranë janë akomoduar qindra afganë që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të marrjes së kontrollit nga talebanët, dhe mbahen në Shqipëri kryesisht në sajë të ndihmave të marra nga Organizata Joqeveritare.