Organizata “The door” ne bashkepunim me “AST Youth” jane duke zbatuar projektin “Dua me shume natyren dhe Shqiperine”, nje projekt ky qe financohet nga Agjensia Kombetare e Rinise dhe synon fuqizimin e 30 te rinjve e te rejave per jetesen e pavarur dhe miqesore ne natyre. Ne kuader te ketij projekti realizohen nje sere aktivitetesh te ndryshme per njohjen, prezantimin dhe ruajtien e trashegimise tone natyre, kulturore e historike.
Me rastin e “Dites se Veres”, grupi AST Youth realizoi aktivitetin e rradhes qe konsistoi ne hicking ne natyre dhe njohjen me Lojerat popullore, aktivitet ky qe u zhvillua ne Kodrat e Krastes.
Ne vijim ky grup, iu bashkua aktiviteteve te realizuara nga Bashkia Elbasan me rastin e festes, duke u njohur me Panairin e sportit ne sheshin prane stadiumit Elbasan Arena. Gjithashtu, te rinjte e AST Youth realizuan dy lojera popullore ne kendin e ngritur nga bashkia, duke u perfaqesuar me lojerat: “Terheqje litari” per djemte, dhe “Dhelpra calamane” per vajzat.
Ky aktivitet, u pershendet nga personalitete te shquara te qytetit si Ministria e Arsimit, Kryetari i Bashkise dhe deputetet e qarkut te Elbasanit.
Fjale pershendetese mori edhe drejtoresha e Agjensise Kombetare te Rinise, znj. Kleina Kasanaj.
Nenkryetari i Bashkise Elbasan, z.Artur Guni, u dorezoi grupeve te te rinjve certifikata dhe cmime mirenjohjeje, si shenje vleresimi dhe motivimi per vazhdimin e tradites sone te bukur.
