Librazhd/ Gjendet i pajetë 59-vjeçari në banesë, ja dyshimet e para

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Dardhë, Librazhd, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Shtetasi R.Qyra është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune në banesën e tij, sipas policisë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korrenti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.