Në disa zona të Librazhdit janë shfaqur probleme në qarkullimin rrugor si pasojë e reshjeve të dëborës.
Sipas medias kombëtare ABC.News, po vijon hapja e rrugëve në Njësinë Administrative Stëblevë në fshatrat, Borovë, Llangë, Moglicë, Prodan, Sebisht, Fushë-Studë dhe Zabzun.
Në rrugët e këtyre fshtarave ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Në disa vende, era e fortë ka bllokuar rrugën pasi ka rreth 20 cm dëborë.
