Lajmi i mirë për bizneset e vogla/ Shtyhet afati për fiskalizimin

Qeveria ka shtyrë afatin e penaliteteve për bizneset e vogla që nuk janë fiskalizuar ende.

Vendimi i mëparshëm parashikonte që një biznes gjobitej nëse nuk ishte fiskalizuar deri më 31 dhjetor, ndërsa vendimi i fundit përcakton se deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm bizneset duhet ta kenë kryer fiskalizimin.

Sipas Ministres së Financave, qëllimi i shtyrjes së fiskalizimit është t’i jepet kohë biznese për të përshtatur infrastrukturën e nevojshme dhe për tu  familjarizuar me procesin.

Ndërkohë që deri tani vetëm gjysma e bizneseve i janë nënshtruar fiskalizimit.

Detyrimin ligjor për të përmbushur këtë proces e kanë rreth  120 mijë sipërmarrje të vogla.