57-vjeçari me iniciale F.N., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Sipas të dhënave zyrtare, 57-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte në Kashar.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
