Kreu rryshfet në inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka kërkon heqjen e sekuestros së pasurisë

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i kërkon Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve, raporton për abcneësë.al gazetari Ermal Vija.

Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit. Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas SPAK  Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.