Spartak Ngjela ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në selinë blu, duke theksuar se Berisha nuk ka bërë asnjë lëvizje ligjore për të marrë drejtimin e PD-së.
“Kot lodhet Saliu.
Nuk ka një vendim gjykate që të vërtetojë se ai ka bërë një kongres ligjor të Partisë Demokratike,”- ka shkruar avokati.
Postimi i plotë
Kot së koti lodhet; nuk ka asnjë akt juridik gjyqësor që të provojë se ai, me të gjithë grupin e tij, ka bërë një lëvizje ligjore dhe ka nxjerrë një akt juridik të vlefshëm për të rrëzuar Lulzim Bashën, kryetarin aktual dhe të zgjedhur në rrugë ligjore të Partisë Demokratike.
Pyetja është: derisa ka të drejtën e tij të shkelur; pse Saliu nuk i drejtohet gjykatës?
Përgjigjja është shumë e qartë: sepse ai nuk ka një të drejtë ligjore që i është shkelur.
Dhe këtu mbyllet gjithçka.
Një e drejtë e shkelur, zgjidhet vetëm me një vendim gjyqësor. Rruga e forcës, është vepër penale.
