Kërcënuan me armë 7-vjeçaren/ Ja si banda shqiptare grabiti vilën e naftëtarit

Një bandë shqiptarësh kanë grabitur prej 4 ditësh vilat e sipërmarrësve në Treviso, Itali.
Në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto, 79 vjeç, kanë marrë peng me gruan e tij Irina, një mjeke 51-vjeçare dhe vajzën e tyre 7-vjeçare.
Siç raporton Corriere del Veneto, grabitja ka ndodhur gjatë javës. Të katër grabitësit kanë kërcënuar me dy pistoleta dhe kanë grabitur paratë, orët e çmuara, florinjtë që mbaheshin në kasafortën e vilës. Miotto nuk ishte i armatosur dhe për këtë arsye nuk reagoi në asnjë mënyrë.
Vajza 7-vjeçare kërcënohet me jetë
Hetimet vijojnë ndërsa janë siguruar videot e kamerave të pranishme brenda vilës.
“Më kanë marrë gruan me forcë dhe dhunë. Ndërkohë dy prej tyre vrapuan drejt vendit ku ishte vogëlushja me dadon dhe i futën në sallë. Aty isha, në divan në dhomën e televizorit”. E kërcënuan edhe me vdekje vajzën e vogël nëse nuk i thoshim të gjitha”, ka thënë ai.
Kush është Giancarlo Miotto: naftëtari që furnizoi edhe Kupën e Amerikës
Në vitin 2015, grabitësit kishin sulmuar Villa Miotto, ajo tashmë ishte goditur nga grabitësit, por në atë kohë morën diçka shumë pasi gruaja arriti të largonte kriminelët duke aktivizuar sistemin e alarmit. Miotto ishte për shumë vite në krye të një kompanie të specializuar në ndërmjetësimin e produkteve të naftës e cila përfundoi në likuidim në 2017 për shkak të të paktën 50 milionë eurove borxh. Në vitet e arta, kompania kishte qenë edhe furnizuese e Kupës së Amerikës.