Këngëtares Adelina Berisha i kanë grabitur 10 mijë euro dhe bizhuteri prej ari.
Ngjarja ka ndodhur më datë 27 dhjetor, kur këngëtares hajdutët i kanë grabitur shtëpinë.
“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën ‘Shaip Kamberi’ të kryeqytetit”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Në vitin 2016, këngëtares Adelina Berisha i është djegur makina, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë.
