Pas 3 orësh dëshmi në Prokurori ish-kryeministri Berisha ka folur për gazetarët, të cilëve nuk u ka dhënë një emër që duhet arrestuar nga policia.
“E bën me shaka ti këtë pyetje, këta janë në kontroll të plotë. Këta edhe të duan të bëjnë detyrën e ke parasysh ti si janë këta… A mundet oficeri i gardës të qëndrojë i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë. Por ky super frikacak dëshiron dhe vrasësit përreth si mjafton vetëm garda (flet për Bashën). Mos harroni se kjo është lidhja më flagrante e zbuluar deri më sot e politikës me krimin, kot merreni ju me tha ky në telefon tha ai, ky ishte me ta.
Fondamentalist, janë persona që i kanë përkitur organizatave terroriste, persona që janë në hetim, në Siri dhe janë kthyer këta i quaj unë fondamentalist. Nuk kanë lidhje ata, me… dua ta saktësoj se ka pasur një keqinterpretim, interpretimi është vetëm ky. Çfarë duan ata në selinë e PD? ata janë mercenarë. Bashës si jepte siguri mbrojtja nga garda. Qëndrimi i gardës, pranimi nga garda për një rrethim të dytë ky është krim shtetëror”.
Ish-kryeministri u shpreh i gatshëm të dëshmojë në prokurori sa herë që ta thërrasin.
“Sa herë të më thërrasin do vij në prokurori, nëse thirrem edhe në gjykatë këtu është revolucioni të bëj gjyqin e krimit në Shqipëri”.
