Katër largime brenda dy ditëve, “boshatiset” Egnatia

Një tjetër lojtar është larguar nga Egnatia, duke shënuar largimin e katërt brenda dy ditëve.

Në Rrogozhinë po mendojnë të krijojnë hapësira për prurjet e reja dhe për momentin po zyrtarizohen largimet

I fundit që lë Egnatian është mesfushori Glejdis Ndraxhi, i cili u aktivizua me rrogozhinasit në pesë ndeshje si zëvendësues.

Ndraxhi, 23 vjeç, është produkt i moshave të Teutës dhe është aktivizuar me Besën në Kategorinë e Parë, me Partizanin B dhe Apoloninë në elitën e futbollit shqiptar.

Ndraxhi është largimi i katërt nga Egnatia pasi një ditë më parë janë zyrtarizuar “firot” e sulmuesve Valpoort dhe Gadi, si edhe ajo e portierit Duric.