Kanosi me th*kë dy shtetas për motive të dobëta/ Procedohet penalisht elbasanasi

32-vjeçari me iniciale E.C., është po procedohet penalisht për veprën “Kanosje” pasi ka kanosur me fjalë dhe me mjet prerës shtetasen 47-vjeeçare L.T., dhe A.K., 71 vjeç.
Elbasan
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. -Specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 42 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit u proceduan penalisht shtetasit : -E. C., 32 vjeç banues në Elbasan, për veprën penale ” Kanosja”, pasi për motive të dobta ka kanosur me fjalë dhe mjet prerës (thikë) shtetasen L. T., 46 vjeçe. -A. K., 71 vjeç dhe E. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi kanë depozituar disa masa dheu duke ndryshuar destinacionin e tokës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.