“Zonja e vjetër” humbi ndeshjen e tretë në sezon kundër Sassuolës, të dytën në shtëpi.
5 pikë më pak se sezoni i kaluar kur trajner ishte Pirlo, ndërsa 11 pikë më pak krahasuar me 2 vite më parë kur skuadrën e drejtonte Sarri. A ndodhet në një krizë të vërtetë një skuadër si Juventus i ndërtuar për të bërë ligjin në Itali?
Paraqitja e Juventus në këtë fillim kampionati lë shumë për të dëshiruar. Një skuadër që nuk di akoma se çfarë kërkon këtë vit.
Një mesfushën në një nivel shumë të dobët, një sulm me Moratën si fantazëm është një sinjal se “bardh e zinjtë”, nuk po arrijnë të paraqiten në lojën e tyre, ose mbase trajneri nuk po arrin të lexojë siç duhet lojën e kundërshtarëve. Në fakt kështu do shprehej Misimmiliano Allegri kundër Interit që arriti të barazonte në minutat e fundit falë një penalltie të shënuar në gol na Dybala.
Paulo Dybala është gjithmonë lojtari më i mirë në fushë. Mesa duket për trajnerin Allegri gjithçka do të varet nga paraqitja individuale e lojtarëve në këtë rast nga sulmuesi argjentinas. Juventus mendon vetëm si të shfrytëzojë lojën e individit që është shumë pak në fakt, sepse një individ i vetëm nuk mund të bëjë mrekullira, aq më tepër që kjo skuadër po has vështirësi dhe ka ‘mungesë qartësie para portës’.
Leksionin e vërtetë e mori nga Sassuola e cila tregoi se si fitohet një ndeshje me lojë kolektive duke bërë kështu diferencës. Leksionin e mori po sa do ta zbatojnë ‘bardh e zinjtë” në ndeshjet e ardhshme ngelet për t’u parë. Juventusi i ndeshjeve të fundit është shumë larg asaj skuadre që jemi mësuar të shikojmë.
