Jorida Tabaku kallëzohet në SPAK nga socialistët/ “Pse shkove pa leje në takim me Krajën?”

Përfaqësuesit socialistë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë kallëzuar në SPAK Jorida Tabakun.

Ky kallëzim ka ardhur pas takimit të Tabakut me kreun e SPAK, Arben Kraja.

“Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK për Tabakun. Për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.” tha Felaj.