Jetonte i vetëm, të moshuarit shqiptar i gjendet trupi i pajetë dhe shtëpia e shkrumbuar

Një 68-vjeçar me inicialie D.SH ka gjetur vdekjen si pasojë e zjarrit të rënë në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës,Kosovë.
Mësohet se viktima ishte duke jetuar vetëm, ndërkaq sipas ekspertëve shkaktare e zjarrit dyshohet të ketë qenë stufa e cila ka qenë e ndezur.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i policisë së Kosovës
“Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.