Ja si do të jetë moti për sot/ Vranësira dhe ulje temeraturash

Zhvillimi i një qëndre e presionit të lartë atmosferik mbi Adriatik do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë. Moti gjatë paradites paraqitet me kthjellime në gjysmën lindore, por vranësira kalimtare do ketë gjysma lindore e vendit. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjta kushte atmosferike, sipas MetoAlb.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por orët e mesditës nuk sjellin ndryshime  duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 22 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.