41-vjeçari Altin Arapi është arrestuar pasi ishte përfshirë në një vrasje të kryer në Torino më 2014 dhe kishte hyrë në Itali në mënyrë të paligjshme.
Mediat fqinje bëjnë me dije se ndalim i i tij është bërë nga karabinierët e rajonit të Courgne në Itali, pasi një vit më parë ai ishte deportuar, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste për shkak të veprave të rënda penale që rëndonin ndaj tij.
Shqiptari i arrestuar Altin Arapi ishte i përfshirë në një vrasje të kryer në Torino në vitin 2014.
42-vjeçari sipas autoriteteve italiane, akuzohet për vrasjen e një senegalezi, ndërsa pas arrestimit nga policia, ai është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve për veprat penale për të cilat akuzohet.
