Kryeministri Rama është marrë në pyetje nga kryetarja e Komisionit Hetimor për çështjen e inceneratorëve, Jorida Tabakut.
Tabaku: Arben Ahmetaj mik i afër me 3 pronarët e inceneratorëve?
Edi Rama: Unë e kuptoj që “Big Brotheri” në këtë periudhë ka pasur audiencë të madhe, se askush është miku i askujt, se kush zgjohet me kë nuk është e planifikuar që të di ku ndodhen. Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem që të studioj miqësitë me secilin prej jush, si dëshmitar ju po shkelni ligjin. Si zoti Rama jam i interesuar që nuk dua t’ja di me pantallona të shkurta ta di çfarë bëjnë të tjerët.
Tabaku: Me batuta jeni i zoti dua fakte dhe dëshmi, evitoni çdo koment, të fokusohemi tek cështja argumenta fakte dhe shifrat. Kemi mundësinë që batutën ta bëni jashtë këtij debati, na ndihmoni të hedhim dritë për këtë aferës.
Tabaku: Gjiknuri ka njohje me këta persona te inceneratorëve?
Rama: Zonja kryetare e Komsionit edhe një here. Ju thashë, që në fillim i di detyrimet e mia dhe të tuat që burojnë nga i njëjti ligj. Ju nuk mund të komentoni përgjigjet e mia, as si batuta, as si propagandë. Deri tani ju nuk jeni e përqëndruar tek çështja, më bëni pyetje sikur merremi me thashetheme. A di për Filanin? Ku ka shkuarFilani? Çfarë janë këto pyetje? Përqëndrohuni tek çështja, jo tek afera që është në opinionin tuaj. Mos e përsërit përballë meje si dëshmitar, afera është opinioni juaj. Kur të mbaroni punën me mua shkruani në raport aferën tuaj. Në cilën aferë? Doni të bëjmë debat tani? Nëse më nxjerr jashtë çështjes. Unë jam zoti Rama, që përgjigjem si të doni ju. Nuk është e nevojshme të më drejtoheni me 3 emra se më lodhni dhe unë do t’ju jap përgjigje strikte. Unë këtu jam nuk do të lëviz.
