Iliri tregon ku ka pirsing/ Beniada bën komentin epik

Ilir Shaqini ka ndarë me banorët e “Big Brother VIP” një nga sekretet që ka shkaktuar më shumë të qeshura tek ndjekësit e emisionit.
Ai ka zbuluar se ka një pirsing në një vend të fshehtë. I pyetur nga Arbana, Iliri tregoi vendin ku ka pirsingun, dhe shkaktoi shumë të qeshura. Ndërkohë, Beniada vazhdoi ta pyeste për vendin pasi nuk po e kuptonte.
Iliri: Duhet vërtetuar, por po jua them, kam pirsing tek “gishti i madh i këmbës”.
Arbana: Aaa vërtet?
Beniada: Ça pirsing është ky?
Arjola: Ça?
Iliri: Është pirsing special.
Einxhel-Beniadës: Ta shpjegoj pastaj.
Beniada: Aaaa
Arjola: E kape me vonesë Beniada.
Beniada: Lam nam fare!!