Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë dy rivalët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që pretendojnë çmimin e madh.
Monika Lubonja së fundmi ka treguar se i sheh ata si shokë të ngushtë, se janë shokë dhe se në fakt zënkat dhe debatet që bëjnë vazhdimisht janë një strategji e tyre.
“Ata janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kjo është loja e tyre. E ke vënë re kur fillojnë dhe flasin për një temë kot, futen këta të dy. Ti thua Monika 2 apo 3. Këto janë dopio. Mos mbyllen në banjo këto, do të bëjmë këtë veprim, këtu kështu…”, tha Monika gjatë bisedës me Arbrin dhe Ilirin.
